Telegrafi

Isa Mustafa, më 7 korrik në bankën e të pandehurit

Kjo pompë, për punën e së cilës pronari kishte pasur licencën nga Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë, ndërsa jo edhe nga organet komunale të Prishtinës, ishte rrënuar me urdhër të Komunës. Ndërkaq, pronari kishte filluar të ankohej, duke dhënë edhe deklarata se rrënimi i pompës i është bërë për inate personale nga fqinji i tij, Mustafa, siç qe shprehur ai, pa pasur bazë ligjore.

Më pas, kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, publikisht kishte deklaruar në medie se dyshonte që pronari i “Bingo Benzit”, Ukshin Menxhiqi, kishte korruptuar dikë në Ministrinë e Tregtisë për t’u pajisur me licencë të punës. Menjëherë pas kësaj deklarate, pronari i kompanisë kishte ngritur padi private ndaj kryetarit të Komunës, Isa Mustafa, duke e akuzuar atë për shpifje, gjë që ka ndikuar që procesi të vijë deri te shqyrtimi kryesor në Gjykatën Komunale të Prishtinës, për çfarë palët janë të obliguara të paraqiten personalisht, më 7 korrik të sivjetmë, shkruan Koha Ditore.

Kjo është konfirmuar nëpërmjet thirrjes që gjykata ia ka lëshuar paditësit Menxhiqi, por jo edhe nga Komuna e Prishtinës. Derisa këshilltarët e kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa, nuk kanë mundur të kontaktohen pas orarit të punës, zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Muhamet Gashi, i ka thënë gazetës se nuk e ka një informacion të tillë dhe se nuk ka mundësi ta konfirmojë atë. /Telegrafi/