Telegrafi

Isa Mustafa mbledh Kryesinë e LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, do të mbledhë nesër përsëri Kryesinë e partisë.

Zhvillimet aktuale në vend kanë bërë që së fundi LDK të shpeshtojë dhe të mbajë mbledhje me Kryesinë dhe anëtarët e partisë.

Takimi është thirrur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të vendoset edhe për kërkesën e iniciuar nga LDK-ja për angazhimet e Thaçit rreth dialogut

Nesër LDK pritet të dalë me qëndrim zyrtar në lidhje më përfaqësimin e presidentit Thaçi në dialogun me Serbinë.

Po ashtu pritet që nesër nga ana e LDK-së të jepen qëndrimet në lidhje me idenë e Thaçit për ‘korigjimin e kufijve’ dhe ‘bashkimin e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën’.

Kujtojmë se kohët e fundit LDK nuk ka përkrahur asnjë nga idetë e presidentit Thaçi dhe ka dalë disa herë me qëndrime se e vetmja zgjidhje dhe e qëndrueshme për Kosovën janë zgjedhjet parlamentare.

Mbledhja e Kryesisë së LDK-së vie pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit me shefat e Grupeve Parlamentare.