Site icon Telegrafi

Isa Mustafa kthehet në Kosovë

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, është kthyer në Kosovë pas disa muajve të kaluar në Gjermani, ku kishte shkuar për shërim pasi ishte diagnostikuar me një sëmundje serioze.

Mësohet se kryetari i LDK-së ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës rreth orës 19:00 të së shtunës.

Mustafa kishte shkuar në Gjermani ku ishte shtrirë në një klinikë në fillim të këtij viti, pasi i ishte përkeqësuar shëndeti.

Gjatë kësaj kohe, partia që ai drejton kishte funksionuar pa kryetar, ndërsa ishte përfolur shpesh që dikush tjetër mund ta marrë pozitën e Mustafës me largimin e tij.

Mbetet të shihet nëse Mustafa do ta përfundojë mandatin e kryetarit të LDK-së që i skadon më 2019.

Kthimin e tij në Kosovë ditëve të fundit e kanë paralajmëruar edhe shumë zyrtarë të Lidhjes Demokratike, por pa e saktësuar ditën kur ai do të vjen.

Exit mobile version