Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka theksuar se LDK po i mbush 30 vite të veprimtarisë dhe kontributit të saj, ndërsa pas zgjedhjeve të brendshme do të dal edhe më e fortë.
Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “LDK vlerëson gjithë ata që po interesohen për zgjedhjet e saj, por fillimin dhe përfundimin e zgjedhjeve do ta bëjë vet, në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar”.
Postimi i plotë Mustafës:
“Zgjedhjet në LDK janë një proces i rëndësishëm dhe një akt solemn. Përmes zgjedhjeve LDK e gjeneron vetëveten, rritet dhe e rikonfirmon orientimin e saj politik të qendrës së djathtë.
LDK sot është parti me përkrahjen më të madhe të qytetarëve. Po i mbush 3o vjet të veprimit dhe kontributit të saj shtetformues. Politikat dhe orientimet strategjike të saj nuk i përcaktojnë vetëm individët e veçantë. Ato i përcakton historia e saj, anëtarësia, përkrahësit dhe simpatizantët e LDK-së.
Si parti më e madhe, LDK vlerëson gjithë ata që po interesohen për zgjedhjet e saj, por fillimin dhe përfundimin e zgjedhjeve do ta bëjë vet, në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar. Do të dal edhe më e fortë!
Kjo ishte fryma e takimit të sotëm të Kryesisë me kryetarët degëve të LDK-së”, ka shkruar Mustafa./Telegrafi/