Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka rezultuar pozitiv në COVID-19.
Mustafa ka thënë se përveç një plogështie, nuk vëren ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor, transmeton Telegrafi.
“Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur.
Ditet në vijim do të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Ndryshe, ditë me parë me coronavirus janë infektuar edhe disa deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ndërkaq, që nga fillimi i pandemisë COVID-19 e deri më tani në Kosovë më coronavirus janë infektuar 4 mijë e 307 persona, 2 mijë e 118 janë shëruar kurse janë regjistruar edhe 94 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese. /Telegrafi/