Telegrafi

Isa Mustafa emëron ministrin e ri të Punëve të Jashtme (Dokument)

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka emëruar edhe ushtruesin e ri të detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme.

Zëvendësi i Enver Hoxhajt, i cili shërbeu deri para pak ditësh si ministër në këtë ministri, do të jetë Emanuel Demaj, deri në krijimin e Qeverisë së re.

Emërimi i Demajt ka ardhur pas propozimit të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, transmeton zeri.info.

Më poshtë keni edhe njoftimin zyrtar të qeverisë: