Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryeministri në largim, Isa Mustafa e ka kujtuar Shaban Manajn, në 17 vjetorin e vrasjes së tij.
Mustafa ka thënë se “Manaj do të përkujtohet gjithmonë si një avokat i zoti, veprimtar i devotshëm kombëtar dhe aktivist e drejtues i shquar i LDK-së në Istog”.
Postimi i Mustafës në Facebook:
“Sot, u bën 17 vjet nga një prej vrasjeve më mizore, me motive politike, në Kosovën e pasluftës.
Shaban Manaj do të përkujtohet gjithmonë si një avokat i zoti, veprimtar i devotshëm kombëtar dhe aktivist e drejtues i shquar i LDK-së në Istog.
Institucionet e drejtësisë duhet që sa më parë të ndriçojnë përfundimisht kryerësit dhe nxitësit e vrasjes së Shaban Manajt dhe shumë personaliteteve tjera të shquara, pasluftës.
Nder e lavdi jetës dhe veprës së Shaban Manajt!” , ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/