Kryeministri në largim, Isa Mustafa, ka thënë se Qeveria që ka udhëhequr i ka penguar PDK-së dhe klientelës së korruptuar.
“Kjo qeveri ia vuri laurën krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit. Kam qenë i vetëdijshëm se PDK dhe klientela e korruptuar nuk e përballon këtë. Kemi penguar degradimin e shtetit dhe do ta çlirojmë nga kthetrat e krimit! IM”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/