Telegrafi

Isa Mustafa dënon sulmin fizik ndaj gazetarit Kajtazi

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe kryetari i saj, akademik Isa Mustafa, e dënojnë sulmin e sotëm kundër gazetarit dhe kryeredaktorit të gazetës online Insajderi, Vehbi Kajtazi.
“Në një vend demokratik, liria e mediave dhe shprehjes janë të garantuar me Kushtetutë, prandaj një veprim i tillë është i dënueshëm, i papranueshëm dhe duhet të trajtohet sa më shpejt nga institucionet e drejtësisë”, thuhet në reagimin e LDK-së.
“LDK kërkon nga institucionet e drejtësisë që rastin e sotëm ndaj gazetarit Kajtazi, por edhe sulmet e fundit të kësaj natyre, të zbardhen dhe të ndërmerren masat që të mos përsëritën në të ardhmen”.
“Lidhja Demokratike e Kosovës dhe strukturat e saj janë të përkushtuara maksimalisht për të kontribuar në garantimin e lirisë së mediave, të cilat janë një nga shtyllat bazë të demokracisë”, thuhet në reagim. /Telegrafi/