Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në ditën kur pritet konstituimi i Kuvendit ka thënë se LDK është parti e idesë dhe rrugës së Ibrahim Rugovës.
Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ata që shkelin qëndrimet e LDK-së cenojnë vlerat më sublime të saj.
“LDK është parti e idesë dhe rrugës së Ibrahim Rugovës. Ata që shkelin qëndrimet e LDK-së cenojnë vlerat më sublime të saj”, shkruan ai.
Ndryshe, në fillim të seancës konstituive nuk ishte e pranishme as deputetja Teuta Rugova, për të cilën ka pasur mëdyshje nëse do të votojë për Qeverinë Haradinaj. /Telegrafi/