Kyrie Irving ishte i pakapshëm në duelin direkt të skuadrave të lindjes, ku Boston Celtics triumfoi me rezultat 114-112.
Ndeshja ishte e nivelizuar gjatë gjithë takimit, kurse Irving ishte absolutisht më i miri.
Ai realizoi plot 30 pikë dhe mbi të gjitha pikët vendimtar që siguruan fitoren, kurse paraqitje të madhe pati edhe Al Horford me 19 pikë.
https://www.youtube.com/watch?v=4HSjn_dmIP4
Golden State Warriors pati nevojë për vazhdime, ku nuk e vulosi fitoren në takimin ndaj Minnesota Timberwolves të cilët fituan me rezultat 131-130.
Stephen Curry ishte i pandalshëm me 37 pikë të relaizuara, ndërsa Klay Thompson shtoi 20 pikë të tjera në ndeshjen shumë të vështirë që u vulos nga një gjuajtje e lirë e Karl Anthony Towns .
https://www.youtube.com/watch?v=NONaUFBELnI
Paul George me 25 pikë e nëntë kërcime ishte i dalluar për OKC ndaj Denverit, por këta të fundit triumfuan me rezultat 115-105.
Në lindje Bostoni dhe Indiana do të diskutojnë për pozitën 4-5 edhe në ndeshjet në vijim pasi kjo determinon se kush është vendas e kush mysafir.
https://www.youtube.com/watch?v=xOpDBmifMjM
Në anën tjetër Oklahoma gjendet në vendin e tetë në konferencën e perëndimit dhe nëse mbetet në këtëpozitë mund të përballet me Golden State Warriors qysh në rrethin e parë të playoffit. /Telegrafi/