Basketbollisti i Dallas Mavericks, Kyrie Irving, ka pësuar lëndim në gjurin e majtë gjatë ndeshjes së fundit kundër Sacramento Kings, ku skuadra e tij u mposht me 24 pikë epërsi 98:122.
Para se të largohej nga parket, Irving bëri një lëvizje që u përshëndet nga tifozët duke brohoritur emrin e tij dhe Mavericks e përshkruan atë si “përkufizimi i forcës”.
Me largimin e liderit Luka Doncic te Los Angeles Lakers, supozohej se ishte Irving ai që do të bënte që largimi i sllovenit të mos vërehej.
Megjithatë, është e diskutueshme se sa do të mund të bëjë, sepse gjuri i tij i majtë është dëmtuar në aksion me rezultatin 23:16 për mysafirët.
Gjegjësisht, ka pasur kontakt mes Irving dhe DeMar DeRozan, duke bërë që ylli i Dallasit të humbasë ekuilibrin dhe kur vendosi këmbën e majtë në dysheme, gjuri i tij u zgjat shumë.
Irving u rrëzua dhe priti ndihmë për të lënë lojën, por për kënaqësinë e të pranishmëve në sallë dhe me ndihmën e dy personave, ai u kthye me çalë në fushë për të kryer gjuajtjet e lira.
Turma thirri emrin e tij dhe më pas e pa në heshtje absolute teksa ai bënte të dyja gjuajtjet e lira.
Rastësisht, Irving duhej të bënte gjuajtje të lira në mënyrë që të kishte një shans për t’u rikthyer në fushë më vonë gjatë lojës.
Megjithatë përkundër se shutoi gjuajtjet e lira me lot në sy, Irving nuk u rikthye më në lojë dhe mediat amerikane kanë raportuar se mungesa e tij mund të jetë e gjatë. /Telegrafi/
A moment of pure determination for Kyrie Irving.
After suffering an injury, Kyrie was helped to the line to take his free throws before exiting the game.
He made both. 👏👏 pic.twitter.com/hJDDRTDLg7
— NBA (@NBA) March 4, 2025