Dy ndeshjet e para finale të “Play Off” në NBA kanë qenë një dominim total i ekipit të Golden State Warriors, që ka fituar pa shumë probleme ndaj Cleveland Cavaliers.
Reagimi i Cavaliers ka qenë i vakët, por tashmë që do të luajnë në fushën e tyre dy sfidat e tjera ka rikthyer disi entuziazmin te skuadra kampione, që ka shansin të rikthejë ekuilibrin.
I bindur në këtë është Kyrie Irving, një nga titullarët e Cavaliers, i cili shprehet se ka ardhur koha për hakmarrje, transmeton Telegrafi.
“Në dy garat e para ata janë tallur me ne, ndaj mes e pres ndeshjen e tretë, për t’u hakmarrë. Unë marr përsipër përgjegjësitë e mia për dy takimet e para, por është koha për të treguar se sa vlejmë”, u shpreh Kyrie Irving për mediat, pak orë para finales së tretë.
Kujtojmë se takimi i tretë zhvillohet nesër në orët e para të mëngjesit, sipas kohës sonë lokale 03:00. /Telegrafi/