Edhe ish-lojtari i skuadrës së Manchester United, Paul Scholes është shprehur jashtëzakonisht i dëshpëruar nga humbja kundër Liverpoolit në kuadër të Ligës së Evropës me rezultat 2-0.
Legjendari i Djajve të Kuq ka shpërthyer duke bërë komente kritikuese drejt lojtarëve dhe trajnerit të United, Louis van Gaal për shkak të lojës së dobët.
“Nuk e kisha idenë më të vogël për ta kuptuar se çka po mundoheshin të bënin ata?! Dikush duhej ta ndalte Lallanan. Pse askush nuk ishte afër për ta ndaluar. Për ta goditur!!. Manchester United nuk ka nevojë për asnjë lloj filozofie të re. Ata e kanë një prej rreth 20 viteve të gjatë”.
“Nuk dua që asnjëri nga lojtarët të postojnë në rrjetet sociale pas ndeshjes duke kërkuar falje. Ndaloni së shkruari dhe filloni të luani futboll të vërtetë”. Me burimet e tyre United duhet të jetë në krye së bashku me Bayernin, Barcelonën dhe Real Madridin”.
“Dhe ata janë të 6 në tabelë. Gjëja e fundit që e dua për United është që të jenë të kënaqur me triumfin në FA Cup dhe të përfundojnë në vendin e 4. Këto lloj gjëra janë të destinuara për Arsenalin”, ishin fjalët e tij pas ndeshjes.