Telegrafi

Ironizon O’Connell: Stafi i MIT-së duhet përgëzuar për guximin që kanë për t’i kundërshtuar ligjet ndërkombëtare

Ambasadori në largim i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me vendimin e ministres Dhurata Hoxha, për shpalljen e pesë pozitave për punësim  në Ministrinë e Integrimit Evropian.

O’Connell ka thënë se, Kosova ka nevojë që administrata publike e saj të ketë stafin më profesional të mundshëm.

Dhe se vendimi i Ministrisë së Integrimit Evropian për të shpallur pesë pozita me konkurs të jashtëm është në kundërshtim të drejtpërdrejt me vet zotimin e Kosovës, transmeton Telegrafin.

“Skema e Profesionistëve të Rinj (Young Cell Scheme) e financuar nga Bashkimi Evropian për vite me radhë i jep Kosovës mundësi të përfitojë nga talenti dhe aftësitë e rinisë së saj.

Në kuadër të kësaj Skeme, Kosova ka obligim të mos bëjë rekrutime të jashtme në shërbimin civil pa akomoduar gjithë bursistët e Skemës së Profesionistëve të Rinj. Vendimi i Ministrisë së Integrimit Evropian për të shpallur pesë pozita me konkurs të jashtëm është në kundërshtim të drejtpërdrejt me vet zotimin e Kosovës”, ka shkruar O’Connell në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Lexo po ashtu Shoqëria civile: Vendimet e kundërligjshme të ministres Hoxha, rrezikojnë të ardhmen e të rinjve kosovar

O’Connell ka ironizuar me stafin e Ministrisë së Integrimit Evropian, duke thënë se ata duhet përgëzuar  për “guximin” e treguar karshi ligjeve ndërkombëtare.

“Stafi i Ministrisë së Integrimit Evropian që kundërshton këtë shkelje duhet të përgëzohet për guximin dhe përkushtimin ndaj ligjit dhe detyrimeve ndërkombëtare, dhe jo të ndëshkohet me vërejtje. Kosova ka nevojë për shërbyes të tillë civil që rreshtohen në anën e së drejtës përballë ndikimeve nga politika. Ata janë heronjtë e ditëve të sotme”, vijon shkrimi i O’Connell./Telegrafi/