Site icon Telegrafi

Ironizon Miftaraj: LVV-ja duhet ta bëjë një ligji me të cilin i shpallë të kundërligjshme sindikatat dhe grevat e punëtoreve

Ehat Miftaraj

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se Qeveria Kurti 2 sipas tij duhet t’i formojë një ligji me të cilin i shpallë të kundërligjshme sindikatat dhe grevat e punëtoreve.

Më tej ai ka thënë se vetëm në këtë Qeveria Kurti nuk ka probleme.

“Pa sindikata, pa grevë, pa probleme!. Lëvizja Vetëvendosje me mirë do ishte të filloj hartimin e legjislacionit për ti shpallur të kundërligjshme sindikatat dhe grevat e punëtoreve”, ka thënë Miftaraj.

“Rrënoftë klasa punëtore në Kinë, Indi dhe anë e kënd botës, përjashto Kosovën”, ka përfunduar ai.

Ndërsa minatorët e Stantergut janë duke e vazhduar ditën e gjatë të grevës.

Numri i minatorëve të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor për shkak të grevës që po e mbajnë tash e gjashtë ditë, çdo ditë po shkon duke u rritur.

Minatorët kanë bërë thirrje urgjente për kryeministrin Albin Kurti që t’i vizitojë, në mënyrë që kërkesat e tyre të mund të përmbushen.

Exit mobile version