Telegrafi

Ironizon humoristi Rasim Thaçi-Cima: Faleminderit coronavirusit që na bashkoi me gruan për të pirë kafe pas 42 vitesh

Foto: Rasim Thaçi/Instagram

Paniku i krijuar në mbarë botën rreth virusit më të diskutuar të momentit, COVID-19, ka bërë që të gjithë njerëzit të tregojnë kujdes të shtuar dhe të izolohen në shtëpi.

Humoristi i njohur kosovar, Rasim Thaçi – Cima, e shfrytëzoi këtë rast për të ironizuar paksa me situatën dhe për t’i bërë pak fansat e tij të qeshin në këtë kohë shqetësimi.

Ai publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej duke shijur një kafe të mëngjesit me bashkëshorten e tij, Shukrien, në shtëpinë e tyre.

Lexo po ashtu Gold AG: Virusi "uria" vret çdo vit 8500 djem e vajza dhe vaksina ekziston, quhet "ushqim"

Në mbishkrimin e fotografisë, humoristi shkroi me shaka se po i falënderohet coronavirusit që pas një periudhe të gjatë, i mundësoi ta pijë kafen em gruan e tij në shtëpi.

“Faleminderit coronavirus-it që na bashkoi me pi kafen pas 42 vitesh së bashku gruan time në shtëpi”, ka skruar Rasim Thaçi në Instagram.

Humoristi i njour me emrin artistik Cima, vazhdon të jetë aktiv në treg me skeçe të ndryshme, të cilat priten mirë nga publiku i tij. /Telegrafi/