Julian Deda është një ndër aktoret më të mirë të momentit në Shqipëri.
Ai njihet më shumë për rolet humoristike, ku kohë pas kohe edhe ironizon për ngjarjet e përditshme.
Në këtë mënyrë është tallur edhe në kurriz të aktorit Albano Bogdo, i cili është pjesë eë kastës së aktorëve të shfaqjes televizive “Apartamenti 2XL”.
Ai së fundi ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram teksa shihet një femër e veshur në bikini dhe fillon të luan me trupin, të cilën ia ka propozuar për bashkëshorte.
“Me duket se ja gjeta nusen e Albanos. Ju pëlqen…?!?!”, ka shkruar ndër të tjerash Deda në Instagram.
Theksojmë se të dytë janë pjesë e shfaqjes së lartcekur dhe janë ndër aktorët kryesor të shout televiziv.
Ndryshe, Juliani është gjithashtu i njohur edhe për një numër të madh të roleve të tjera teatrale, ku do ta shohim edhe në këtë vit. /Telegrafi/