Demi-Leigh Nel-Peter ka vënë doreza, për të ushqyer fëmijët e sëmurë në një jetimore që ndodhet në Johanesburg të Afrikës së Jugut.
Veprimi i 22-vjeçares nuk është pëlqyer aspak për çka merr kritika duke u akuzuar edhe për racizëm.
“Kërkoj falje nëse dikush është ofenduar nga veprimi im. Dorezat i kam vënë sepse doja që ushqimi të jetë sa më i pastër. Nuk ka të bëjë as me dallime racore, sepse unë vet kam racë të përzier”, ka thënë Nel-Peter që së fundmi është kurorëzuar si më e bukura në vend.
Por, shfrytëzuesit të internetit e kanë shfrytëzuar këtë për mahi, me inskenimin e situatave të përditshme ku përfshihen edhe dorezat. /Telegrafi/