Site icon Telegrafi

Ironi e fatit: Të bardhët në Afrikë sot jetojnë si skllevërit dikur (Foto)

Rënia e Aparteidit u duk se do të vendoste më në fund ekulibrat në Afrikën e Jugut, dhe njerëzit do të mund të jetonin si të barabartë.

Por duket se ka pasur vetëm një ndërrim rolesh dhe asgjë më shumë. Nëse para dy ose tre dekadash ishin zezakët ata që ishin zhytur në mjerim dhe varfëri, sot vendin e tyre e kanë zënë getot e të bardhëve.

Janë më shumë se 42 mijë afrikanojugorë të bardhë që vuajnë varfërinë, një fenomen që po rritet nga viti në vit, transmeton syri.

Në total në Afrikën e Jugut janë 4,5 milionë të bardhë, por statistikat thonë se çdo vit ata braktisin masivisht vendin për të shkuar në Australi apo Zelandën e Re.

 

Exit mobile version