Është njëra nga prezantueset më të mira shqiptare.
Fjala është për Irma Xhemën të cilën kemi mundur ta shohim çdo ditë në Klan Kosova në emisionin ‘Wazzup’ të cilën ajo e ka moderuar bashkë me Enurin.
Për çdo ditë pune, ajo na relaksonte me moderimin e veçantë.
Por, nga tash, Irma nuk është më pjesë e këtij emisioni. Më nuk do t’i shohim shakatë e saj me mysafirët, të qeshurat me zë apo edhe ngacmimet me Enurin të cilat dilnin shumë qesharake por ishin atraktive.
Burime të lajmi.net të afërta me prezantuesen kanë bërë të ditur se ajo dhe Klani kanë shkëputur kontratën, duke mos zbuluar edhe arsyen se përse ka ndodhur një gjë e tillë.
Po ashtu, nuk është bërë e ditur as nëse Irma do jetë pjesë e ndonjë televizioni apo emisioni që transmetohet në televizione tona!
https://www.youtube.com/watch?list=PLkbYqy6vnNgen6-slyr1n-Z_MJqoj8Gw7&v=KPeYeeNHYfA