Site icon Telegrafi

Irlandezja u vesh si gjësendet shtëpiake për çdo ditë të muajit janar, fotot u bënë virale

Janari është, në përgjithësi, muaji më i mërzitshëm i vitit, kështu që për shumicën prej nesh duket si më i gjati.

Kjo është arsyeja pse kjo grua irlandeze gjeti një mënyrë të pazakontë për ta shkurtuar atë pak.

Ajo quhet Taryn de Vere dhe me profesion është stiliste e veshjeve. Ajo vendosi të gjejë frymëzim në furnizimet shtëpiake – nga produktet e pastrimit deri te një shumëllojshmëri ushqimesh.

Kështu për çdo ditë të janarit, ajo dizenjoi një veshje që të kujton disa nga produktet që përdorim çdo ditë në shtëpi.

Fotot e saj kanë bërë xhiron e botës dhe vetëm këtë muaj ajo ka mbledhur rreth 15 mijë ndjekës në Instagram. Shikoni projektin e saj interesant dhe të veçantë! /Telegrafi/

Exit mobile version