Telegrafi

Irlandezi humb Bitcoin në vlerë prej 53.6 milionë euro: Pastruesi hodhi në mbeturina kodet e monedhës virtuale

Ne të gjithë kemi humbur para në ndonjë moment, por duket se do të duhej të ishit shumë të pafat për të humbur mbi 50 milionë.

Fatkeqësisht për një tregtar irlandez të drogës, kjo është pikërisht ajo që ndodhi pasi kodet e hyrjes në pasurinë e tij Bitcoin u hodhën nga një pastrues, transmeton Telegrafi.

Clifton Collins, nga Dublini, grumbulloi 6,000 Bitcoins duke rritur dhe shitur kanabis, dhe pa që monedhat digjitale me vlerë të fluturonte në çmime ndërsa aksionet e Bitcoin u rritën gjatë viteve të fundit.

Pasuria e tij ishte me vlerë rreth 53.3 milionë euro kur u raportua për herë të parë këtë vit.

Tregtari ndau Bitcoin në 12 kuleta të ndryshme dhe fshehu kodet e hyrjes në shtëpinë e tij.

Ky ishte vend shumë i fshehur për të, por jo edhe për pastruesin, i cili po pastronte shtëpinë e Collins, i pa ato dhe vendosi ato në plehra.

Nëse do të kishte ndonjë ngushëllim për Collins, është se ai nuk është se ai do ti merrte ato para njëherë, sepse ai aktualisht po vuan një dënim me pesë vjet burg pasi u arrestua në vitin 2017.

Sipas Irish Times , Collins ka pranuar që pasuria e vlerësuar tani në 53.6 milionë euro është e humbur, dhe e sheh sagën si një “ndëshkim për budallallëkun e tij”. /Telegrafi/