Telegrafi

Irlandezët kërkojnë që Joyce të rivarroset në Dublin

James Joyce

Një grup dublinasish të sotëm po fillojnë një aksion për kthimin e eshtrave të shkrimtarit të famshëm të tyre, James Joyce, të varrosur në Cyrih.

Këshilli i Qytetit në Dublin, gjithashtu përgjegjës për rrethin Rathgar në të cilin lindi romancieri dhe poeti i famshëm më 1882, mbështeti propozimin, duke autorizuar kryetarin e saj që të kërkojë nga qeveria irlandeze të kthejë eshtrat e Joyce-it nga Zvicra.

“Qëllimi është t’i japim një mirënjohje zyrtare një personi që ne nuk e treguam atë kur ishte e nevojshme në të kaluarën”, tha këshilltari Dermot Lacey, i cili bëri propozimin.

Qeveria irlandeze, e cila në kohën kur Joyce jetonte dhe punonte ishte nën ndikimin e fortë të Kishës Katolike, nuk pranoi të kthejë trupin e James Joyce në atdhe pas vdekjes së tij në janar 1941, për shkak të kritikave të ashpra që ai kishte ngritur kundër institucionit të kishës.

Lacey tha që po përpiqej të lidhej me të afërmit e Joyce-t dhe se ai do t’i plotësonte dëshirat e tyre sidoqoftë.

James Joyce vdiq në moshën 58-vjeçare. 29 vitet e fundit të jetës së tij, Joyce ka jetuar jashtë Irlandës. /Te Sheshi/