Irlanda do të hyjë në një bllokim të plotë për gjashtë javë si masë preventive ndaj pandemisë së coronavirusit.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kryeministri irlandez, Micheal Martin, e bëri njoftimin të hënën ndërsa vendimi pritet të hyjë në fuqi të mërkurën në mesnatë.
Bazuar në deklaratën e tij, ai tha se shkollat do të qëndronin të hapura.
Evropa po përballet me valën e dytë të virusit vdekjeprurës, derisa edhe qeveritë po implementojnë masa lokale.
Numri i përgjithshëm i të prekurve nga coronavirusi në Irlandë u rrit në 50 mijë, ndërsa deri më tani kanë ndërruar jetë rreth një mijë persona. /Telegrafi/