Site icon Telegrafi

Irlanda mund Italinë, siguron kualifikimin historik (Foto\Video)

Kombëtarja e Italisë ka humbur ndeshjen e tretë të Grupit E ndaj Republikës së Irlandës.

Republika e Irlandës ka arritur të shënoj fitoren e parë në Euro 2016, në kuadër të grupit E.

Irlandezët deri te fitorja erdhën, pasi ishin më kërkues gjatë gjithë takimit duke krijuar plot 12 raste për gol.

Megjithatë, fitorja erdhi paksa edhe me ndihmën e Italisë që kishte hyrë në fushë me ekipin e dytë, pasi nëntë nga titullarët i kishte pushuar, pasi e kishte siguruar kualifikimin me vend të parë.

Goli i fitores erdhi nga vetëm në minutën e 85-të nga mesfushori i Norwichit, Robbie Brady, i cili u asistua nga Hoolahan.

Pas kësaj fitore, Irlanda ka siguruar kualifikimin nga vendi i tretë pasi ka katër pikë dhe hynë në renditjen e vendeve të treta më të mira, teksa vendin e dytë e mbanë Belgjika me gjashtë pikë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version