Site icon Telegrafi

Irlanda dhe Zvicra ndajnë pikët, ‘Helvetikët’ mbesin mbrapa në tabelë

Ka përfunduar pa fitues derbi i Grupit D mes Republikës së Irlandës dhe Zvicrës.

Dy ekipet kombëtare kanë ndarë pikët pasi kanë luajtur baras 1-1.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të barabartë 0-0.

Ndërkohë në pjesën e dytë ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi me mbrojtësin Fabian Schar që shënoi pas asistimit nga Breel Embolo.

Në anën tjetër rezultati u barazua nga David McGoldrick, pesë minuta para fundit të kësaj sfide.

Për Kombëtaren e Zvicrës, nga futbollistët shqiptarë u paraqit nga fillimi vetëm kapiteni Granit Xhaka, ndërsa Albian Ajeti e Admir Mehmedi u inkuadruan në fund të takimit.

Në tabelën e Grupit D kualifikues, Irlanda zë pozitën e parë me 11 pikë pas pesë ndeshjes.

E dyta është Danimarka me tetë pikë nga katër ndeshje, teksa Zvicra është e treta me vetëm pesë pikë pas tri ndeshjeve.

Gjeorgjia ka katër pikë në pozitën e katërt e Gjibraltari asnjë në fund. Në Evropian shkojnë dy ekipet që përfundojnë në dy pozitat e para në grup. /Telegrafi/

Exit mobile version