Telegrafi

Irina Shayk vetëm me të brendshme, kështu s’e keni parë kurrë (Foto)

Ajo ka reklamuar të brendshmet e së njëjtës firmë me të cilat edhe e kishte filluar karrierën në vitin 2007.

Irina Shayk, modelja ruse që tani është e dashura e yllit të Hollywood-it, Bradley Cooper, duket mrekullueshëm në kampanjën e fundit të markës Intimissimi.

Kanë kaluar 10 vjet që nga hera e fundit kur ajo ka pozuar për këtë markë, dhe linjat e saj nuk kanë ndryshuar aspak.

Beli i saj i hollë dhe format elegante, u japin një tjetër dimension të brendshmeve që ajo reklamon.