Site icon Telegrafi

Irina Shayk tërheq vëmendjen e fansave gjatë shëtitjes në New York

Irina Shayk Foto: DailyMail

Irina Shayk sigurisht që shfaqet plot stil në shëtitjet e saj në rrugë.

Kështu bëri edhe gjatë ditës së sotme (e premte) ndërsa u pa me një veshje bardh e zi, shkruan Daily Mail.

Bukuroshja brune shëtitej në rrugët e New York City, teksa ecte sikur të ishte në ndonjë pistë mode.

Ish-modelja e Victoris’s Secret nuk u pa të mbante maskë mbrojtëse, por syzet e zeza i kishte prezente.

Sikurse edhe në shumicën e rasteve, Irina mori vëmendje të madhe të audiencës që po e rrethonte.

Theksojmë se ekspozimi i parë i supermodeles erdhi në vitin 2007, ku ajo u paraqit në edicionin vjetor të “Sports Illustrated Swimsuit Issue”. /Telegrafi/

Exit mobile version