Site icon Telegrafi

Irina Shayk shijon shëtitjen me vajzën në New York

Irina Shayk Foto: Daily Mail

Modelja e njohur, Irina Shayk, njihet si ndër më të suksesshmet në botën e modelingut.

Bukuroshja brune gjatë ditës së sotme (e premte) është parë në New York City, derisa shëtiste me vajzën, shkruan Daily Mail.

35-vjeçarja e cila e ndan vajzën me ish-të fejuarin Bradley Cooper, u shfaq përplot stil, si përherë.

Përkundër pandemisë coronavirus, ajo vendosi që të mbajë maskë mbrojtëse, por mbuloi një pjesë të fytyrës me syze dhe kapelë.

Në të më shumë dominonte ngjyra e verdhë, kurse për këpucë ajo zgjodhi t’i ketë të zeza.

Ndër të tjera, në një intervistë për Vogue, ajo ka thënë se gjatë pandemisë nuk është përkujdesur për vete, sa i përket makijazhit dhe jo vetëm

Irina përndryshe ka shtuar se po i mungon koha të dalë në klube të natës, dhe të vishet për të dalë me shoqërinë. /Telegrafi/

Exit mobile version