Telegrafi

Irina Shayk shijon pushimet në Kosta Rikë, teksa shfaq linjat trupore në bikini

Irina Shayk

Modelja e famshme ruse, Irina Shayk, filloi pushimet e saj të para për vitin 2020, dhe zgjodhi një destinacion tropikal për t’u çlodhur.

Ajo ndau disa fotografi me bikini në internet duke shijuar plazhet e Kosta Rikës.

Fotografia e parë që Shayk e ndau nga pushimet e saj tropikale në Instagram ishte katër ditë më parë, teksa e përshkroi atë si ditën e parë të udhëtimit.

Fotografia në fjalë tregon se ajo ka veshur një bikini rozë dhe kapelë me ngjyra krem, teksa zbuloi se ishte duke pushuar në Four Season Resort në Kosta Rika.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Irina Shayk

Një tjetër fotografi nga plazhi që Shayk ndau në internet tregon që ajo qëndron në bikini dhe me një kapelë të madhe. Fotografia është realizuar nga mbrapa dhe modelja mund të shihet duke mbajtur një degë të një peme, ku në fokus ka vënë të pasmet e saj.

Përveç plazheve në Kosta Rika, Shayk dhe miqtë e saj shijuan gjithashtu disa nga ujëvarat e bukura atje. Poza më e fundit e udhëtimit që ajo ndau në rrjete sociale, e shfaq atë me bikini neoni, duke qëndruar në ujë para një ujëvare.

Pasi shijoi ujëvaren, modelja lidhi një xhup jeshil rreth belit dhe mbante një çantë neoni që përputhej me bikini, gjersa eksploronte disa nga zonat me pyje. /Telegrafi/