Irina drejtoi pasarelën e “Savage X Fenty Vol 3” e cila u shfaq për herë të parë javën e kaluar në Amazon Prime.
Dhe, sigurisht që ajo dinte të tërhiqte edhe më shumë vëmendje për shfaqjen në gjigantin e transmetimit.
Modelja 35-vjeçare ruse ndau në Instagram disa fotografi shumë zbuluese nga shfaqja e të brendshmeve.
Ajo tërhoqi vëmendjen me një trupore seksi me stampim të lëkurës së gjarprit, e cila kishte një prerje të madhe në pjesën e përparme që ekspozoi linjat e saj.
Ajo gjithashtu ekspozoi të pasmet kur pozoi nga prapa.
Postimi u përshkrua: “Helmi juaj”, teksa mori shumë pëlqime e komente pozitive. /Telegrafi/