Irina Shayk ka nisur një fushatë të re mahnitëse reklamash që paraqiti në maksimum asetet e saj prej një supermodele.
Bukuroshja me origjinë ruse ishte pa këmishë teksa pozoi për bashkëpunimin e saj të ri me dizajneren e këpucëve, Tamara Mellon, një sipërmarrëse britanike e modës.
Modelja, që ka një fëmijë me Bradley Copper, kishte veshur pantallona prej lëkure dhe këpucët e Tamarës teksa realizoi imazhet në një studio. Imazhet u kapën nga fotografi Paola Kudacki, shkruan DailyMail.
Ajo gjithashtu realizoi një video për markën teksa shihet e shtrirë dhe me lëvizje provokuese, e që vuri në pah fizikun e saj të përkryer.
Kujtojmë që Mellon është një bashkëthemeluese e markës luksoze të këpucëve Jimmy Choo. Mellon themeloi markën e saj të këpucëve luksoze, Tamara Mellon, me bashkëthemeluesin dhe CEO Jill Layfield dhe CDO Tania Spinelli në 2016.
Ky fotosesio i ri vjen pasi Shayk mori pjesë në shfaqjen e modës të Rihanna’s “Savage x Fenty” me të brendshme dantella. Nëna e një fëmije mahniti me performancën e saj në pasarelën e “Savage X Fenty Show Vol”.
Irina ishte një nga modelet më të kërkuara të industries të paraqitur në shfaqjen e Rihanna-s përfshirë Emily Ratajkowski dhe Behati Prinsloo. /Telegrafi/