Telegrafi

Irina Shayk paraqtet krejtësisht e zhveshur: Imazhi merr rreth 300 mijë “like” për 24 orë (Foto)

Ajo llogaritet si një ndër femrat më të bukura në rrafshin ndërkombëtar të modës.

Irina Shayk ka publikuar një fotografi provokuese në llogarinë personale në Instagram, ku ka marrë vlerësime pozitive për trupin fantastik.

Vetëm tetë muaj më parë, Irina Shayk u bë nënë dhe tashmë ka arritur të kthehej plotësisht linjat trupore, që do ta xhelozonin shumë kolege të ruses.

Gruaja e aktorit Bradley Cooper mburret me trupin e saj të hollë duke publikuar një imazh nga shtrati.

Ajo shihet krejtësisht e zhveshur, ndërkohë që pjesët intime i ka mbuluar me një libër duke theksuar se është duke e lexuar këtë vepër para të binte në gjumë.

Në vetëm disa orë, fotografia mori pothuajse 300 mijë pëlqime, si dhe një numër të madh komentesh ku fansat po vlerësojnë trupin e modeles.

Ndryshe, 31-vjeçarja pritet t’iu rikthehet pistave të modës gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/