Telegrafi

Irina Shayk nuk po mund të përballoj presionin e paparacëve, mbulon fytyrën me xhaketë

Irina Shayk (Foto by Edward Berthelot/Getty Images/Guliver)

Pas kaq shumë spekulimeve rreth marrëdhënies midis aktorit Bradley Cooper dhe këngëtares Lady Gaga, Irina Shayk nuk po mund të durojë më presionin e mediave.

Bukuroshja ruse së bashku me partnerin me të cilin ka vajzën Lea, njihet si person që e mban jetën private larg syrit publik dhe rrallë flet rreth saj.

Pasi partneri ruses xhiroi një film me Lady Gagan, filluan spekulime se kishte diçka më shumë se miqësia dhe kolegialiteti midis tyre.

Megjithëse, 33-vjeçarja veproi sikur mos kishte asgjë, burimet pranë modeles thonë se është prekur nga këto shkrime.

Irina është gjithashtu e njohur si njeri që nuk i pëlqen paparacët, të cilën gjë e dëshmoi kohët e fundit kur mbuloi kokën me një xhaketë.

Ndryshe, dyshja është duke punuar në projekte të ndryshme të botës së modës dhe kinematografisë botërore. /Telegrafi/