Irina Shayk është duke e shijuar jetën ‘single’ që pas ndarjes nga Bradley Cooper.
Marrë parasysh që është spekuluar për një lidhje të re të saj, super modelja ruse, e cila ka qenë e martuar me Cooperin për katër vite dhe ka një vajzë me të, është fokusuar në prioritete të tjera tani.
“Irina nuk po takohet me askënd”, ka thënë një burim për E News. “Ajo është duke u fokusuar në vajzën dhe po kalon më shumë kohë me të. Ajo dëshiron të takohet me dikë në të ardhmen, por nuk e ka prioritet këtë moment”.
TMZ raporton se Cooper dhe Shayk janë pajtuar të jetojnë në një vend së bashku për shkak të vajzës, Lea de Seine.
Shayk, 33 vjeçe, së fundmi i ka thënë Bazaar se martesa vlen akoma për të. “Çdokush e shikon atë ndryshë. A besoj unë në martesë? Po natyrisht. Nuk jam një prej atyre që nuk dua të martohem sërish”, ka thënë ajo. /Telegrafi/