Modelja e njohur Irina Shayk është vënë sërish në fokusin e mediave kësaj here për klipi më të ri “Love” për festat e fundvitit,ku modelja është shfaqur më seksi se asnjëherë më parë.
Ky klip është inspiruar nga filmi “Ghost” i vitit 1990, gjersa Irina në të shfaqet seksi si një poçare teksa ndërton vazo të ndryshme nga argjili.
“Love” ka marrë vëmendjen e të gjithë shikuesve, teksa shumica prej tyre e kanë cilësuar videon si të papërshtatshme për një koncept të tillë, pasi aty vetëm diçka festive nuk ka.
Megjithatë 30 vjeçarja ia doli mjaft mirë që të marrë vëmendjen e të gjithëve dhe të kthejë fokusin e profesionit të poçarit, në një version më seksi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=CF23jotHJ-g