Edhe pse shumë besojnë se kjo ishte vetëm për shou, Bradley Cooper dhe Lady Gaga i kanë dhënë medias dhe publikut material për të menduar se ka lindur mes tyre një romancë.
Irina Shayk, e cila ishte mikeshë e mirë me këngëtaren amerikane, duket se nuk ka qëndruar indiferente ndaj gjithë kësaj historie.
Bukuroshja ruse ka ndërprerës së ndjekuri në Instagram artisten duke shtuar spekulimet se tashmë nuk ka miqësi mes tyre.
Në fakt, Irina deri më tani nuk ka folur rreth sagës se çfarë ndodhi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar.
Ish-modelja në të njëjtën mënyrë kishte vepruar edhe kur kishte përfunduar romancën me futbollistin e Juventusit, atëbotë të Real Madridit, Cristiano Ronaldon. E gjithë kjo kishte ardhur pasi dolën raporte se portugezi e kishte tradhtuar me disa modele të tjera.
Performanca e Gagas dhe Cooperit në Oscar u përshkua prej shumëkujt si shumë intime dhe prekëse.
Megjithëse Irina dhe Gaga nuk patën probleme gjatë ndejave të organizuara pas ndarjes së çmimeve, duket se gjithçka ka përfunduar ditën e nesërme.
Ndryshe, Cooper dhe Shayk tashmë kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë dhe kanë një fëmijë. /Telegrafi/