Modelja Irina Shayk i ka gëzuar edhe një herë shumë ndjekës në rrjetet sociale me kombinimin e saj të modës.
Gjegjësisht, në festën e ditëlindjes së stilistit Riccardo Tisci, i cili është miku i saj i ngushtë, ajo është shfaqur me një fustan me dekolte të lëshuar që është dizajnuar nga e ndjera Vivienne Westwood.
Bukuroshja 37-vjeçare e kompletoi dukjen me vathë që binin në sy dhe taka paksa të pazakonta.
“Vetëm ajo mund t’i veshë këto këpucë dhe sërish të duket absolutisht e bukur”.
“Femra më e bukur e të gjitha kohërave”.
“Shpresoj që Ronaldo të jetë i vetëdijshëm për atë që ka humbur” – janë disa nga reagimet.
Në festë morën pjesë edhe Stella Maxwell, Natasha Poonaëalla, Joan Smalls, Mahmood e shumë të tjerë.
Ndryshe, së fundmi TMZ ka raportuar se Irina është në lidhje me Tom Brady, me të cilin janë fotografuar së bashku në disa raste. /Telegrafi/