Supermodelja, Irina Shayk është bërë nënë për herë të parë, para dy javësh kur solli në jetë vajzën e saj me aktorin, Bradley Cooper.
Të dy kanë dhënë disa detaje për vogëlushen duke i vendosur emrin Lea de Siene Shayk Cooper.
Emri i saj ka një kuptim të vecantë pasi ka një pjesë greke, një pjesë franceze dhe mbiemrin e dy prindërve.
Kuptimi i fjalës ‘Lea’ në greqisht do të thotë të sjellësh lajme të mira, dhe mund të jetë një zgjedhje e të dyve një emër i tillë. /Telegrafi/