Manekinia Irina Shayk ka udhëtuar në Itali me bashkëshortin Bradley Cooper dhe vajzën e tyre njëvjeçare, për të qenë pjesëmarrës ne Festivalin Ndërkombëtar të filmit në Venecia.
Bukuroshja ruse ka arritur të marrë gjithë vëmendjen e fotoreporterëve gjatë parakalimit në tepihun e kuq.
32-vjeçarja ka shkuar në Venecia për ta mbështetur burrin e saj për premierën e filmit të ri “A Star Is Born”.
Dhe me këtë rast, ajo kishte veshur një fustan Versace me ngjyrë të artë metalike.
Fustani i hapur në pjesën e shpinës vinte në pah për mrekulli linjat trupore të modeles së njohur.
Këtë veshje, Irina e kishte shoqëruar me një palë sandale me take po ashtu me ngjyrë ari dhe thjeshtë ka shkëlqyer.
Në tepihun e kuq, ajo na ka parakaluar me Cooper, por me dizajneren e famshme, Donatella Versace.
Aktori hollivudian ishte paraqitur në tepihun e kuq i shoqëruar nga këngëtarja Lady Gaga, e cila është pjesë e filmit “A Star Is Born”. /Telegrafi/