Këtë herë, ajo na dha një sugjerim të shkëlqyeshëm se si mund të vishet trendi kryesor i sezonit
Ngjyra jargavan po bëhet gjithnjë e më aktuale, ajo u kthye në skenën e modës këtë pranverë.
As Irina nuk i rezistoi kësaj ngjyre dhe duhet ta pranojmë që edhe neve na pëlqen.
Kjo nuancë është një pranverë e vërtetë dhe sikur është krijuar për ditët me diell, transmeton Telegrafi.
Këtë herë, Irina zgjodhi xhinse klasike, ndërsa gjithë kombinimin e bëri romantik dhe femëror këmisha në këtë nuancë të butë.
Kur është fjala për këpucët, manekinia zgjodhi pantofla-sandale që janë më shumë se aktuale.
A ju pëlqen kjo ngjyrë? Na shkruani në komente… /Telegrafi/