Telegrafi

Irina Shayk i duket barku, nuk mund ta fshehë më shtatzaninë! (Foto)

Modelja e njohur ruse Irina Shayk është aluduar së fundmi për një shtatzani të mundshme, gjersa ajo vet nuk ka shprehur dëshirën që të deklarohet rreth kësaj çështje.

Por 31 vjeçarja është kapur nga paparacët gjatë zbritjes në një aeroport në Los Angeles, ku është shfaqur me një pallto të zezë overside, teksa vendoste dorën e saj vazhdimisht në barkë.

Në fotografi vërehet mjaft qartë se modelja ka shtuar kogja shumë në peshë, dhe barku i saj duket shumë i rrumbullakosur, gjersa kjo duket të jetë një shenjë që ajo nuk po mund ta fsheh më ‘shtatëzaninë’ për të cilën është aluduar.

Lexo po ashtu Flitet për prishje të lidhjes mes Shayk dhe Cooper

Mediat ndërkombëtare raportojnë se i dashuri i saj, Bradley Cooper duket më “protektiv” ndaj Irinës që kur u fol se ajo mund të jetë shtatzënë. 42-vjeçari është bërë më kavalier për të dashurën e tij këto javët e fundit.

Mbetet të shihet se si do të jetë e ardhmja e çiftit të shumëpërfolur. /Telegrafi/