Ceremonia e ndarjes së çmimeve të Akademisë Amerikane të Filmit po vazhdon të përfolët në mediat ndërkombëtare.
Lady Gaga dhe Bradley Cooper ishin ndër yjet që fituan nga një statujë të artë që njihet më mirë si Oscar.
Performanca dhe sjelljet pas saj të këngëtares nuk i kanë pëlqyer jo vetëm këngëtares Mel B, por bashkëshortes së aktorit, Irina Shayk.
Kjo e fundit dukej e mërzitshme teksa është fotografuar gjatë një udhëtimi me veturë me aktorin hollivudian gjersa pas zbritjes modelja ka mbuluar fytyrën me një çantë dore.
Edhe ish-gruaja e aktorit, Jennifer Esposito, 45 vjeç, ka pohuar se biondina është një “mashtruese e përkryer”.
Por veç performancës së tyre, dyshja vazhdoi të tregonte afrimitet edhe në festën pas Oscar-it, ndërsa Irina u dallua e ulur pranë tyre.
Ndryshe, modelja, aktori dhe këngëtarja këtë vit do të vijnë me projekte të reja në fushat e tyre të veprimit. /Telegrafi/