Telegrafi

Irina Shayk dhe vajza e saj, Lea fotografohen pa masa mbrojtëse gjatë shëtitjes në New York

Irina Shayk (Foto: Getty Images/Guliver)

Modelja ruse, Irina Shayk, rrezatoi gjatë një shëtitje pranverore me vajzën e saj trevjeçare, Lea De Seine, në New York të mërkurën.

Sidoqoftë, dyshja nënë-bijë ishin shfaqur pa masa mbrojtëse edhe pse kjo gjë rekomandohej nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve.

Të premten e kaluar, Guvernatori i New York-ut Andrew Cuomo zgjati urdhrin e qëndrimit në shtëpi deri më 15 qershor për shkak të rasteve të reja të konfirmuara me COVID-19.

Irina Shayk dhe vajza e saj (The Image Direct)

Modelja 34-vjeçare për shëtitje kishte vënë një kapelë të zezë bejsbolli, një këmishë të gjatë mbi pantallonat e zeza të shkurtra dhe çizmet që përputheshin me stilin e saj.

Sipas TMZ, Irina ndan 50/50 kujdestari të përbashkët juridike dhe fizike të Leas së vogël me ish-të fejuarin e saj, të nominuarin tetë herë për ‘Oscar’, Bradley Cooper.

Muajin e ardhshëm do të bëhet një vit i plotë pasi Shayk (lindur Shaykhlislamova) i dha fund romancës së saj katër vjeçare me 45-vjeçarin me origjinë nga Filadelfia.

Irina Shayk dhe vajza e saj (The Image Direct)

“Unë mendoj se në të gjitha marrëdhëniet e mira ju sjellni më të mirën tuaj dhe më të keqen tuaj”, ka thënë Shayk në janar për Vogue.

“Është thjesht natyra e një qenie njerëzore. Dy njerëz të mëdhenj nuk kanë pse të bëjnë një çift të mirë … Unë mendoj se kemi pasur shumë fat që të përjetojmë ato që kemi pasur me njëri-tjetrin”, thotë ajo, duke folur më shumë për ndarjen nga Cooper. /Telegrafi/

Irina Shayk (Foto: The Image Direct)