Telegrafi

Irina Shayk dhe Gigi Hadid shkëlqejnë në kampanjën e re të “Burberry”

Kampanja e re e markës së famshme “Burberry” për Vjeshtë/Dimër 2019 është lansuar dhe natyrisht se kanë marrë vëmendje dy supermodelet, Irina Shayk dhe Gigi Hadid.

Brendi i modës së Riccardo Tisci ka bashkëpunuar me fotografët Danko Steiner dhe Nick Knight për fushatën e re.

“Më pëlqejnë drejtimet dhe vizioni që Riccardo ka përfshirë në kampanjën e re. Ai është shumë kreativ, dhe është shumë emocionuese për ta parë atë”, ka thënë Irina në një postim të saj.

“Mendoj që kombinimi me Danko Steiner, Joe McKenna dhe Riccardo është perfekt, kështu që ndihem e nderuar që do të pozoj për të dytën herë me këtë ekip të mrekullueshëm”.

“Ka qenë kënaqësi e madhe të bashkëpunoj me Riccardo dhe me familjen time Burberry përsëri në një kampanjë tjetër të mahnitshme. Nuk kam për të thënë asgjë përveç se jam shumë krenare që jam pjesë e saj. Mendoj që përfshin perspektiva dhe personalitete të ndryshme në botë dhe ndjej se mund të lidhem për të”, shkruan mes të tjerash modelja Hadid.

Theksojmë që Irina dhe Gigi janë dy nga femrat më të kërkuara në fushën e modelingut në botë. /Telegrafi/