Supermodelja Irina Shayk ndryshe nga herët e tjera që është bërë pjesë e fotosesioneve profesionale dhe e kuruar deri në detaj këtë herë ka postuar në Instagramin e saj.
Supermodelja Irina Shayk ndryshe nga herët e tjera që është bërë pjesë e fotosesioneve profesionale dhe e kuruar deri në detaj këtë herë ka postuar në Instagramin e saj një foto në të cilën pozon përkrah një gomari.
30 – vjeçarja është shfaqur me bikini në mes të një fushe përkrah së cilës fle një gomar. “Telash i dyfishtë” – shkruajti supermodelja në Instagram bashkëngjitur fotos së parë me kafshën.
Teksa ndau fotot me 7.1 milion ndjekësit e saj Irina tregoi dhe njëherë se është një bukuroshe natyrale, ndërsa u shfaq pa tualet dhe e relaksuar. /Telegrafi/