Kur iraniania 7-vjeçe Raha Ghorbani futet në veturën e babait të saj – ajo shkon drejt e të ulësja e shoferit dhe menjëherë fillon manovrimet.
Në shikim të parë duket e pamundur derisa nuk shihet ajo prapa timonit duke bërë gjiro, që shumëkush do të dëshironte t’i kishte aftësitë e saj, transmeton Telegrafi.
Madje ajo vazhdimisht merr pjesë në si mysafire në gara të ndryshme me vetura që organizohen në Teheran.
Kjo vogëlushe ka shprehur haptazi dëshirën që një ditë të bëhet kampione në gara të ndryshme.
Më poshtë ju sjellim videon e saj ku shpreh talentin në timon, duke ngjarë shumë me dublantët që realizojnë skenat e rrezikshme të ndjekjeve në filmat aksion të Hollywood-it. /Telegrafi/