Një profesor i inxhinierisë civile nga Irani ka thyer rekordin Guinness për renditjen e katër shalqinjve në formë vertikale.
Ashkan Rohollah Doshmanziari, 43 vjeç, një profesor i inxhinierisë civile dhe pronar i një kompanie ndërtimi, thotë se ai kishte renditur shalqinjtë në këtë formë prej kur ishte fëmijë në fermën e babait të tij, transmeton Telegrafi.
“Gjithçka që shoh në kohën dhe vendin e duhur, përpiqem t’i rendis ato”, tha ai.
New record: Most watermelons stacked vertically – 4 by Rohollah Doshmanziari (Iran) ? pic.twitter.com/o9VtQEze9T
— Guinness World Records (@GWR) October 31, 2023
“Në përgjithësi, më pëlqen rregullimi dhe renditja e gjërave mbi njëra-tjetrën, më pëlqen ta sfidojë veten”. /Telegrafi/