Ajo ka kohë që është zhvendosur në shtetin turk, ku për një kohë gjeti edhe dashurinë e jetë, por që përfundoi shumë shpejt.
Bëhet fjalë për Morena Tarakun dhe Sasha Sobhanin që shijuan lidhjen e tyre të dashurisë, e cila mbaroi në vitin 2018.
Por, duket se të dytë e kanë lënë pas marrëdhënien e tyre dhe tashmë janë miq të mirë edhe pse u raportua se nuk flasin.
Miliarderi iranian gjatë ditës së sotme ka pasur një bashkëbisedim me fansat dhe i është përgjigjur shumë pyetjeve.
Një prej tyre ka qenë edhe se çfarë mendon për bukuroshen tonë, ku ai tha se zeshkania ka një zemër të madhe.
Kujtojmë se para disa ditësh, Sasha prezantoi të dashurën e re duke publikuar disa fotografi duke shkëmbyer puthje në krevat.
Ndryshe, Taraku është duke punuar në projekte të reja të modës dhe muzikës që do t’i bëj publike gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/